|
Libri "Antipastorale" i poetes Luljeta Lleshanaku botohet nė italisht |
|
|
|
|
Kur marrim në dorë vëllimin poetik Antipastorale të poetes Luljeta
Lleshanaku, ne gjendemi duke lexuar një poezi të impenjimit dhe
densitetit të madh, një poezi larg çdo fryme idilike, ashtu siç e
tregon edhe titulli, por, edhe larg akrobacive të eksperimentalizmit
shpesh shumë profesionale dhe teknikisht të stërvitura, por, në të
cilat rendja e pasazheve të shpejta mbresëlënëse (deri në kufijtë e
shpërbërjes) shmang mundësinë e artikulimit të mendimit dhe të krijimit
të një imazhi vërtet autentik dhe në memorien e lexuesit nuk mbetet
pothuajse asgjë e veçantë e personale. Karakteri dhe personaliteti që
shfaq poetja jonë, përkundrazi, mund të zotërohet menjëherë, çka nuk e
detyron lexuesin të ngujohet në një limb, në pritje që nga ligjërimi
poetik të mund të lindë, në formë ideale, kushedi se çfarë zbulimi i
mistershëm .
|