|
Konference mbi komunitetin shqiptar ne Modena |
|
|
|
|
Këtë vit, Shoqata Studentore “EGNATIA” në
bashkpunim dhe mbështetjen e istitutive lokale, do të organizojë, më
datë 31 mars 2007, ditën e shtunë, ora 16:00, deri në orën 19:00, tek Camera di Commercio, Via Ganaceto 134, Modena një
Ditë Seminariale dedikuar asaj çka kemi më positive, si qytetarë
shqiptarë që jetojnë në territorin provincial. Do të jetë një moment ku
do të falenderohen dhe istitutet lokale e shoqëria modenese për
ndihmën, mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë e vazhdojnë të japin
qytetarëve tanë për kalimin e vështirësive që hasin.
|