|
Ida, may I turn off the light? |
|
|
|
|
është tepër
e çuditshme. mund të mësohemi vërtetë me gjithçka. kam “shoqen” e dhomës që
rastësia ma solli në dhomë, dhe po aq rastësisht (megjithëse aspak për t’u
habitur) nuk e njoh. pra, gjendem me një person tërësisht të panjohojur përballë,
duke e vërejtur ndërsa më flet për gjërat sipërfaqësore (për to, të gjithë janë
në gjendje të flasin) që konvencionalja imponon deri diku të konsumohen më
herët sesa vonë, por që në të vërtetë s’po u kushtoj aspak vëmendje. ndërkohë
po përqëndrohem tek i foluri i saj; në mënyrën sesi artikulon fjalët,
|