|
BE- Shqiperi, firmoset marreveshja per vizat |
|
|
|
|
Brenda shtatë muajve shqiptarët pritet të
mund të udhëtojnë më lirshëm dhe me tarifa më të lira në vendet e
Bashkimit Evropian. Mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian u siglua
formalisht dje në Bruksel një marrëveshje për lehtësimin e vizave, pas
mbylljes së negociatave për këtë çështje. Marrëveshje, e cila
parashikohet të hyjë në fuqi 6 deri në 7 muaj, pas siglimit duhet të
miratohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shqipëria.
|