Skip to content

You are here:Shoqata Studentore Shqiptare
AlbaniaNews - Gazeta a pare online ne italisht PDF Printoni E-mail

AlbaniaNews.it AlbaniaNews.it - eshte gazeta e pare online ne gjuhen shqipe drejtuar italianeve. Tematikat qe trajton jane shume te pasura...gazete per se mbari.

E gjithe kjo eshte bere e mundur nga nje staf i zgjedhur posacerisht nga Shoqata Egnatia per te drejtuar dhe mirembajtur punet e kesaj gazete. Ju ftojme ta ndiqni ne zhvillimet e saj e gjithashtu te jepni idete e kontributin tuaj ne kete gazete. Klikoni mbi http://www.albanianews.it

Hits: 199
Commenti (2)add comment

AlbaniaNews said:

Pershendetje Shoqata Egnatia!

Nje prezantim i vogel do te ishte mese i mire shpresojme. Ne jemi nje staf i gazetes me te re online me lajme ne gjuhen italiane nga Shqiperia e shqiptaret kudo qe jane. Projekti ka nisur si iniciative e Mediave Etnike (Interkulturale) ne Regione Emilia Romagna.

Ne nje seksion te gazetes tone http://www.albanianews.it/vivi-italia/ kemi ndermend te ndertojme disa skeda me prezantimin e shoqatave shqiptare qe bejne pjese ne realitetin italian.

Do te ishim te interesuar te publikonim nje artikull rreth Egnatias, qellimeve e gjithcka qe mendoni se mund t'ju beje publicitet, nga e cila mund ta nxjerrim vete nje skede ne baze te hapesires qe mund te kemi. Sigurisht dhe artikullin do ta publikojme.

Nese keni ndonje keshille mbi iniciativen tone, mund te na shkruani ne Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė

Mund te shkruani mbi ne ne faqen tuaj, mund te kerkoni te bashkpunoni, mund te jepni ide te reja, mund te propozoni gjithcka qe na jep nje fryme te re ne iniciativen tone.

P.S: Jemi te interesuar per gazetare e publicist nder rangjet e studenteve shqiptar kudo qe ndodhen.

Olti Buzi (pergjegjes i gazetes AlbaniaNews)

http://www.albanianews.it/ - Website
http://feeds.feedburner.com/AlbaniaNews - Burimi RSS
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė - Email
 
report abuse
vote down
vote up
March 21, 2008
Votes: +1

Oltimus said:

Artikulli i botuar ne Glocal
http://www.albstudent.eu/gloca...-italisht

Jemi entuziast, dhe te trembur, ndersa ju prezantojme me nje projekt te ri qe ne te rinjte ketu ne Itali kemi ndermarre persiper.

ALBANIA NEWS

Entuziast sepse kemi shume besim tek ky projekt. Ajo qe kemi vene re, ne vite emigrimi, eshte qe organizatat e ndryshme italiane - si ato angleze, amerikane etj - ndjejne mungesen e nje organizate, gazete apo ndonje organ tjeter qe te flasi per Shqiperine apo te perfaqsoje kete, qofte edhe ne menyre jo zyrtare. Me mund, me modesti, me ndihmen tuaj, mendojme se eshte e mundur te mbushim kete boshllek.

Te trembur sepse kemi ndjere, qe nga dita e pare kur gazeta ka dale ne linje, rendesine e saj per shume lexues te huaj. Dhe te trembur sepse, pa ndihmen e shume bashkepunetoreve, nuk e dime nese do arrijme te mbajme kete barre. Dhe ketu hyn ne loje edhe ti, nese me ndihmen tende mendon se mund te sjellesh nje ndryshim. Nuk kerkojme gazetare te sprovuar, thjesht njerez qe kane te njejtat deshira e te njejtin pasione qe kemi ne.

Kjo eshte gazeta e pare online shqiptare krejtesisht ne italisht. 70 artikuj, 3000 here te lexuar, dhe vetem nje jave jete. KEto shenjat na bejne optimist.

E gjithe kjo eshte bere e mundur nga nje staf i cili po zgjerohet duke ftuar gazetare, publicist e doktora shkencash ne fusha te ndryshme. Ju ftojme dhe ju ta ndiqni ne zhvillimet e saj e gjithashtu te jepni idete e kontributin tuaj ne kete gazete.

Deshira jone per bashkpunim me siguri eshte e madhe. Targeti yne i vizitoreve pervec italianeve jane dhe gjeneracioni i dyte i shqiptareve qe hasin veshtiresi ne gjuhen shqipe, e pashmangshmerisht nuk arrijne dot te kene nje kuader te plote te asaj cka ndodh ne Shqiperi. Ky dizinformacion na ka cuar ne percaktimin e nevojave qe kane shqiptaret ne Itali.

Do te donim t'ju prezantonim projektin tone me dy rreshta...

Projekti yne eshte duke u paraqitur ne nje projekt me madhor te Regione Emilia Romagna qe trajton Mediat Etnike e ku AlbaniaNews u prit mjaft mire. Takimet ne vazhdim kane per te qene te rendesishme.

Shume shpejt AlbaniaNews do rregjistrohet si Gazete ne Gjykaten italiane per t'u quajtur Gazete ne kuptimin e vertete te fjales e kjo per shume arsye, nje nder te cilat eshte profesionalizimi ne kete lemì e te luftuarit te disa ligjeve absurde qe egzistojne ne kete shtet (nje qytetar qe s'ka pasaporte italiane nuk mund te jete drejtor i nje gazete), te marrit te titullit publicist per bashkpunetoret etj, etj.

Shpresojme qe projekti te paraqitet dhe ne Komunitetin Europian ku te arrijme te marrim fonde per te paguar bashkpunetoret tane. Nje bashkpunetor i yni nga Roma eshte duke punuar per kete.

Ajo qe kemi menduar gjithmone eshte qe te arrijme te ndertojme nje kuader me te plote te realitetit shqiptar ne Itali. Nese njihni ndonje shoqate, grup studentesh ose dhe vete studente mund t'u flisni per AlbaniaNews qe kushdo te arrije te jape mbeshtetjen e tij.

Burimet RSS te lajmeve tona qe perfshijne gjithe artikujt eshte

http://feeds.feedburner.com/AlbaniaNews

Ju ftojme te komentoni per çdo gje ne kete hapesire modeste.
 
report abuse
vote down
vote up
March 28, 2008
Votes: +1

Scrivi commento
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
smile
wink
laugh
grin
angry
sad
shocked
cool
tongue
kiss
cry
smaller | bigger

busy
 
Tjetri >