Skip to content

You are here:Shoqata Studentore Shqiptare
Universitetet ne Itali :: RE: Kush Jemi? PDF Printoni E-mail
Autori: NuovaGe
Subjekti: Re: Kush Jemi?
Postuar: Mer Mar 14, 2007 5:02 pm (GMT 0)

Tė jesh shqiptar ėshtė nder, ta ruajmė kėtė nder e kemi pėr detyrė.
Ne, "Gjenerata Re Shqiptare" jemi krenar qė jemi shqiptare dhe ketė krenari do ta mbajmė dhe do ta mbrojmė me tė gjitha metodat demokratike.
Do tė punojmė pa reshtur pėr tė pėrmisuar imazhin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė botė, pėr tė treguar vlerat e larta kulturore dhe njerėzore qė zotėrojmė ne nė nivel kombėtar dhe ndėrkombėtar. Nė kėtė drejtim kemi planifikuar dhe do tė ndėrmarrim njė seri fushatash sensibilizuese nėpėr qytetet evropiane.
Elementėt pėrbėrėse tė kėsaj fushate do tė jenė:
1) Bashkėpunimet qė do tė bėhen me organizatat ndėrkombėtare nė aktivitete ndėrkulturore, historike, integruese si dhe binjakėzime.
2) Pjesė e pandarė e kėtij procesi do tė jenė edhe seminaret dhe konferencat qė kemi ndėrmend tė organizojmė nė bashkėpunim me universitet perėndimorė pėr tė pasqyruar dhe informuar qytetarėt e botės mbi ēėshtjet dhe proceset nėpėr tė cilat po zhvillohet Shqipėria.
3) Do tė promovojmė artin shqiptar nė botė, duke ndihmuar nė realizimin e ekspozitave tė talenteve tė rinj shqiptarė qė aktualisht kanė mbaruar ose janė nė rrugė e sipėr tė studimeve universitare.
4) Do tė mundohemi, me sa do tė na jepet mundėsia, pėr promovimin e turizmit shqiptar, pėr t'i treguar botės qė Shqipėria ėshtė vend i mrekullueshėm, me bukuri tė rralla natyrore qė mund tė eksplorohet nga turistėt nga e gjithė bota.
Shqipėria ėshtė njė vend demokratik, me njė rend tė normalizuar qė jo vetėm mund tė vizitohet pėr turizėm, por fare mirė krijon mundėsia tė shkėlqyera investimesh nė drejtime tė ndryshme ekonomike.
5) Imazhi i shkėlqyer i Shqipėrisė nė botė mund tė pėrfaqėsohet dhe tė promovohet nga studentėt shqiptarė qė studiojnė jashtė, tė cilėt kanė sjellje shembullore, si dhe rezultate shumė tė mira, pėr sa i pėrket nė drejtim tė studimeve si para, gjatė dhe pasuniversitare.
Pra, ne do t'i tregojmė botės se kush jemi dhe do t'i krijojmė pėrshtypjen Evropės qė integrimi i saj nuk do tė kishte kuptim pa pėrfshirjen dhe pjesėmarrjen tonė, sepse ne bashkė me kombet e tjera kemi dhėnė kontribut tė vyer nė krijimit e civilizimit tė sotėm Evropian.

Bashkėpunime dhe binjakėzime
Organizata "Gjenerata Re Shqiptare" ju bėn thirrje gjithė organizatave shqiptare qė kanė statute, qėllime dhe ide tė ngjashme me tonat tė bashkėpunojnė me ne, duke dhėnė kontributin e tyre nė dobi tė ardhmes sonė tė pėrbashkėt me plotė lumturi, prosperitet, tė drejta, liri dhe detyrime qė kemi ndaj Shqipėrisė.
Jo gjithmonė duhet tė presim se ēdo tė bėj Shqipėria pėr Ne, por ēdo tė bėjmė Ne nė tė ardhmen pėr Shqipėrinė tonė tė dashur.
Me keqardhje shikojmė krijimin e disa organizatave studentore mbi qėllime politike dhe qė nuk pėrfaqėsojnė aspak tė drejtat dhe aspiratat e shqiptarėve. Madje kanė qėllim thjeshtė pėrfitimi dhe pėrēarje.
Ne nuk pranojmė dhe nuk do tė lejojmė nė asnjė mėnyrė qė qėllimet politike t'i vendosim mbi qėllime kombėtare.
Nuk veprojmė dhe nuk simpatizojmė asnjė parti politike. Ne duam dhe mbėshtesim vetėm njė parti tė madhe, atė qė quhet Shqipėri, anėtarėt e sė cilės janė shqiptarėt.
Prandaj, ju bėjmė thirrje tė gjitha organizatave shqiptare tė bashkėpunojnė me ne, pa dallime ngjyrimesh politike qė mund tė kenė, sepse Shqipėria ėshtė njė dhe shtetasit e saj janė shqiptarėt qė sot, o kurrė, kanė nevojė pėr mbėshtetje dhe pėrkrahje.
Ne nuk jemi tė pavdekshėm dhe nuk pretendojmė tė jemi tė tillė, e pa pavdekshme dhe e pėrjetshme ėshtė Shqipėria.
"Gjenerata Re Shqiptare" mendojmė se ky bashkėpunim mund realizohet:
1) Qė nė emėr tė shqiptarizmit t'i bashkėngjitemi familjes sė madhe "Gjenerata Re shqiptare".
Tė gjitha organizatat qė do tė pranojnė t'i bashkėngjiten organizatės "Gjenerata Re Shqiptare", aspak nuk do t'iu kufizohet imazhi i tyre. Do tė ruhet me rigorozitet autonomia e tyre.
Pėr veprimtari tė rėndėsisė veēantė qė kėrkon njė mbėshtetje masive dhe gjithėpėrfshirėse, me seriozitet tė lartė, nė bazė tė rregullave tė lojės, do tė pėrfaqėsohemi bashkėrisht nėn drejtimin e pėrgjithshėm tė "Gjeneratės Re Shqiptare".
Pra, do tė punojmė dhe do tė krijomė njė konfederatė tė madhe organizative tė bazuar nė tė drejtat dhe liritė universale tė njeriut, si dhe nė respektimin marrėdhėnieve miqėsore ndėrmjet kombeve.
Kėtė konfederatė kemi menduar ta quajmė Konfederata "Gjenerata Re Shqiptare"
2) Shkėmbim linkesh, letrash, falėnderimesh, ndihmesash, idesh dhe mendimesh
3) Pranojmė edhe bashkėpunime nė nivel individėsh.
Kėtu kemi parasysh personazhe mjaft tė spikatura tė Diasporės shqiptare, qė deri mė sot nuk e kanė gjetur vetėm e tyre nė asnjė formė organizative, por qė kanė kapacitet e duhura dhe janė tė gatshėm tė japin kontributin e tyre nė ndihmė tė zgjidhjeve mė tė mira pėrsa i pėrket ēėshtjes sė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.


Roli i Qeverisė shqiptare
Ne e konsiderojmė vendimtar rolin e "Qeverisė shqiptare". Pa ndihmėn dhe bashkėpunimin e saj projekti ynė nuk mund tė realizohet.
Organizata "Gjenerata Re Shqiptare" nė bashkėpunim me qeverinė aktuale ka realizuar kthimin e njė numri tė konsiderueshėm studentėsh nė Atdhe dhe punėsimin e tyre nė tė gjitha nivelet e administratės. Ky kthim ėshtė bėrė mbi baza vullnetare, sepse konsiderohet vendim personal. Megjithatė nė kėtė drejtim ende duhet punuar.
Ne mendojmė dhe propozojmė se :

1) Mendojmė qė Qeveria Shqiptare duhet te krijoi njė grup pune pėr tė shqyrtuar kėrkesat pėr punėsim nga studentėt qė studiojnė jashtė "Gjenerata e Re Shqiptare" do t'i jap asaj tė gjithė informacionin e duhur dhe mbėshtetjen e nevojshme nė lidhje me politikat qė do tė ndiqen nė dobi tė vendit dhe tė 25. 000 studentėve ( numėr gjithmonė nė rritje) qė studiojnė jashtė.
2) Kėrkojmė qė Ministria e Arsimit tė bėj reformė tė vėrtetė lidhur me njėsimin e diplomave, duke eliminuar plotėsisht zvarritjet burokratike dhe vonesat e pa justifikuara. Pėr njėsimin e diplomave procedurat duhet tė jenė sa mė tė thjeshta dhe praktike, qė nuk kėrkojnė kohė dhe burokraci.

Duke pėrfunduar shpreh bindjen, se mė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e Qeverisė, Gjenerata e Re Shqiptare do tė realizoj me sukses projektin e saj ambicioz "Mirė se erdhėt nė Atdhe". Jemi tė bindur se atdheu ynė ka nevojė pėr tė gjithė ne. Tė gjithė sė bashku do tė bėjmė njė Shqipėri tė zhvilluar demokratike, me shqiptarė tė lumtur, tė ditur dhe tė kualifikuar.
ALBAN DACI
Kryetar
Gjenerata Re Shqiptare ne Itali
_________________
Posted Image, might have been reduced in size. Click Image to view fullscreen.Posted Image, might have been reduced in size. Click Image to view fullscreen.

Hits: 203
Commenti (0)add comment

Scrivi commento
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
smile
wink
laugh
grin
angry
sad
shocked
cool
tongue
kiss
cry
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >