Skip to content

You are here:Shoqata Studentore Shqiptare arrow Egnatia Forum arrow Duke shfletuar mediat :: O popull i lashtė grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisė!
Duke shfletuar mediat :: O popull i lashtė grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisė! PDF Printoni E-mail
Autori: NuovaGe
Subjekti: O popull i lashtė grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisė!
Postuar: Mer Mar 14, 2007 5:51 pm (GMT 0)

Alban Daci

www.studenti.forum-2007.com

O popull i lashtė grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisė!

Ngjarje tė tilla tashmė nuk janė risi apo spontanitet per ne shqiptarėt. Eshtė pėr tė ardhur keq se si njė komb me qytetėrim tė lashtė si ai helen, qe krenohet me figura tė pėrjetshme si: Platoni, Homeri, Sokrati, Aristoteli etj, mendimet dhe studimet e tė cilėve kanė hedhur bazat e organizimit tė shoqėrisė njerėzore nė formėn organizuese qė sot quhet Shtet modern, ku kanė dhėnė shembull vetjak pėr brezat e ardhshėm qė cdo studim apo kėrkim shkencorė, ose edhe vetė organizimi politiko-ekonomik, duhet tė kenė nė qendėr tė tyre njeriun dhe duhet ti shėrbejė pikėrisht atij pėr ta bėrė atė tė ndjehet i lirė dhe i lumtur, bien preh e disa klaneve me ide parahistorike, tė cilėt jetojnė cdo ditė me ide mesjetare, duke besuar se ksenofobia mund tė jetė e vetmja mėnyrė per tė kaluar krizėn e identitetit, nėpėr tė cilėn po kalon kombi grek ( Grekėt me duket se akoma nuk janė tė vetėdijshėm se bota tashmė ka hyrėka hyree ciluke besuar se ksenehet ta ndihojme qe edhe ku shtetet te integrohet dhe te p ne epokėn e globalizimit, i cili ka pėr objekt sfidimin e nacionalizmit tė sėmurė, tė bazuar nė fakte tė rreme dhe prova trilluese historike). Do tė ishte fatalitet me pasoja shumė negative nėse pikėrisht tani, ku tė gjithė popujt janė tė hapur nė marrėdhėnie ekonomike, politike, shoqėrore, lokale, rajonale dhe universale, Greqia tė zgjedh izolimin e shoqėrisė sė saj duke urryer tė gjithė tė tjerėt qė janė ndryshe nga ata. “ Ose me sakt duke besuar akoma se tė gjithė ata qė nuk flasim greqisht janė barbar dhe tė pacivilizuar). Nė rast se greket do tė zgiidhnin kėtė do ti conte nė vetmbyllje dhe pėr rrjedhojė do tė vihej nė dyshim ekzistenca e tyre.

Duke qėnė se ne shqiptaret, jemi ndėr popujt mė tė vjeter jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė Evropė, ku koha ka treguar se jemi koherent nė periudha dhe procese nėpėr tė cilat ėshtė pėrfshirė rajoni, nuk duhet tė biem preh e kėtyre provokimeve, por duhet tė impenjohemi nė maksimum pėr tė realizuar integrimin dhe afirmimin tonė tė plotė nė qarqet ndėrkombėtare , nė mėnyre qė tė kemi vendin e merituar nė keto qarqe.



Ksenofobia ėshtė nje proces qė zakonisht pėrfaqėson kombe qe nuk kanė njė identet tė vetėm dhe tė pastėr kombėtar. Pra, pėr kombe qė ndohen nė krizė si nė hapesirė dhe nė kohė.Shprehja e njė ksenofobie te tille nga pala greke, nuk ėshtė aspakt e dėmshme apo e rrezikshme pėr ne shqiptarėt, por thjeshtė tregon se ai qė e perdorė, nė menyrė indirekte shpreh frikėn e mos ekzistencės sė tij si pasojė e mos pėrshtatjes nė proceset moderne nė tė cilat ėshtė pėrfshirė ose ka qenė e detyruar dhe e kushtėzuar tė pėrfshihet .

O popull i lashtė grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisė dhe pastrohuni nga pluhuri i paragjykimeve, racizmit, urretjes, ksenofobisė, mundohuni dhe pėrpiquni tė jetoni duke u pėrshtatur proceve integruese, paqėdashėse, harmonizuese, tė respektimit tė popujve, tė marrėdhėnieve tė sinqerta dhe trasparente me fqinjėt.



Jetoni nė aktualitet dhe shikoni tė ardhmen tuaj si pjesė tė pa ndare dhe tė pa vecuar me popujt e tjerė tė ballkanit, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė jemi tė fortė dhe tė fuqishėm kudrejt procesit tė globalizimit.



Duhet ta kuptoni, se ne shqiptaret me ju kemi nje lidhje te forte historike, kjo bėn qė duam sduam, ju nuk mund tė ecni pėpara pa ne dhe ne nuk mund ta kuptojmė ekzistencėn tonė pa ndihimėn tuaj reciproke, tė sinqertė dhe dashamirėse.

Prandaj, duhet tė pėrpiqemi qė tė mos pėrsėrisim ngjarjet qė pėrkasin njė realiteti tė vjetėr, cilat le t’ia lėmė historisė dhe historianėve qė ti gjykojnė, por tė kemi marrėdhėnie tė fqinsisė sė mirė dhe tė bashkėpunojmė nė tė gjitha fushat pėr tė dhėnė kontributin tonė jo vetėm nė prosperitetin e familjes sonė tė pėrbashket evropiane ( Bashkimi Evropina), por pse jo tė jemi edhe protagonistė tė shumė proceseve ndėrkombėtare tė cilat do tė kenė si qellim mbrojten, rrespketimin e tė drejtave tė njeriut.
_________________
Posted Image, might have been reduced in size. Click Image to view fullscreen.Posted Image, might have been reduced in size. Click Image to view fullscreen.

Hits: 190
Commenti (0)add comment

Scrivi commento
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
smile
wink
laugh
grin
angry
sad
shocked
cool
tongue
kiss
cry
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >