Skip to content

You are here:Home
Viti i mbrapshtė PDF Stampa E-mail
Para disa javëve ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Aleksejev, ka tërhequr vërejtjen se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 si dhe ka pohuar se për këtë qëndrim është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, gjatë vizitës së tij në Moskë. Mediat tona këtë deklaratë e kanë interpretuar si të ngjashme me qëndrimet e Beogradit. Mirëpo, ç’është e vërteta, kjo nuk është korrekte për arsyen e thjeshtë se kjo deklaratë para së gjithash është në përputhje me Parimet Udhëzuese të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, të datës 2 nëntor 2005, por, edhe me të gjitha deklaratat që ka lëshuar më pas Grupi i Kontaktit për sa i përket zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës.
Hits: 299
Commenti (0)add comment

Scrivi commento
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
smile
wink
laugh
grin
angry
sad
shocked
cool
tongue
kiss
cry
smaller | bigger

busy
 
< Prec.   Pros. >