|
Nostalgji nė kohėt e errėsirės... |
|
|
|
|
Të
shkruash në dritën e qiriut është një ndjesi disi e veçantë. Dhe ja,
teksa kanë ikur dritat në sallonin gjysëm të errët të shtëpisë sime, në
mungesë të të gjitha pajisjeve elektronike, heshtjen e thyejnë vetëm
brohoritjet e gëzuara te vajzës sime të vogël, që për çudi megjithëse
vinin nga aq afër, para se të iknin dritat kishin qenë të mbytura nga
klithmat e politikanëve tanë që shumë po na premtojnë dhe asgjë s`po na
japin.
Çasti i ikjes së dritave është me të vërtetë çasti i kthimit në
vetvete. Është momenti kur familja është më e rëndësishme se
televizori. Është momenti kur lëmë problemet e mëdha globale, të cilat
na marrin aq shumë kohë në përpjesëtim të zhdrejtë me interesin dhe
fillojmë të interesohemi me problemet e vogla por jetike të familjes
sonë.
|