Ca lule të vyshkura butësisht,
në vargjet që s’e panë
bardhësinë.
Ca petale që i mori era
e sa e sa s'ma ndjenë
marrëzinë.
Në harresë aromën kërkoj,
tretem mes petaleve në
vargjet e mia.
Në vargjet e harresë të asaj
nate plot dritë,
dritën në vyshkje e brenë
ngadalë vetmia.
Ca lule të këputura
në një shpirt të lënë pezull,
mbi ndryshkun e këtij realiteti
çdo jetë vyshket e dehur.