Çfarë shkruaj!!!
S’flasin dot rrugët.
E pashpresë gjuha
e fenomeneve në vargje.
Pemët u mësuan me
ngushtësinë e smogut
dhe të përditshmes
që nxiton.
Çatitë e kishave
dhe këmbanoret e pambaruara,
parvazet, piedestalet
dhe ambasadat
fole zogjsh që
harruan rrjedhën e hapësirës.