|
Monologu i Skėnderbeut pjesa numėr 1 |
|
|
|
|
Ju kam
parë, ju kam parë prej shumë kohësh. Unë mbaj mend gjithçka, dhe edhe pse me
shikimin tim të ngurtë s’mund të përqafoj përtej këtij sheshi që mban emrin
tim, ju kam parë e ju shoh akoma. Mbaj mend paratat militare, mbaj mend
udhëheqësin që më vizitonte shpesh, dhe ju mbaj mend edhe ju. Oh, sa të
rregullt që ishit atëherë, dhe sa të rrallë. Më kujtohen disa xhaketa të vjetra por dinjitoze në varfërinë
e tyre. Nuk e di nëse ishit më të lumtur atëherë, por ishit shumë, shumë më
krenar se tani. Ishit binj të Pirros, të
Bardhylit, ishit nipër të ilirëve edhe
pse nuk e dinit dhe nuk e dini akoma se çfarë do të thotë kjo.
|