|
Kujdes Kosovė, Big Brother is watching! |
|
|
|
|
Pak
a shumë po kristalizohet gjithçka. Për të gjithë ata që janë skeptikë,
këto ditë dhe të tjerat që do të vijnë më pas, janë një tregues shumë i
mirë sesi Kosova në një mënyrë apo në një tjetër po shkon drejt
pavarësisë. Sido të shqiptohet, “serbtohet” apo “anglishttohet”, ajo
është pavarësi dhe mbetet e tillë me kushte apo pa to, ditën apo natën,
pa Beogradin por me Prishtinën! Në numrin e të enjtes, një nga të
përditshmet e rëndësishme austriake Die Presse, publikoi pjesë nga
raporti i klasifikuar i Marti Ahtisarit.
|