|
Italia, leje emigrantėve edhe me lejeqėndrimi tė skaduara |
|
|
|
|
Italia, leje emigrantëve edhe me lejeqëndrimi të skaduara
Detyruese paraqitja e kërkesës për rinovimin e dokumenteve
Rruga
drejt Italisë mbetet ende e hapur për ata emigrantë shqiptarë që
ndodhen në atdhe dhe kanë filluar procedurën e aplikimit për rinovimin
e lejes së qëndrimit në këtë shtet. Ata mund të rihyjnë në Itali, duke
paraqitur vërtetimin e kërkesës së bërë. Një gjë e tillë u bë e ditur
nga zyra e shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila duke iu
referuar një njoftimi të ambasadës italiane në Tiranë, i jep të drejtën
çdo emigranti shqiptar, që edhe pse nuk ka rinovuar akoma lejen e
qëndrimit, mund të rikthehet në shtetin fqinj me kërkesën e rinovimit
të kësaj lejeje.
|