|
Itali, nėnshtetėsia nga martesa shtyhet nga 6 muaj nė 2 vjet |
|
|
|
|
Shtohet koha për të fituar shtetësinë italiane përmes martesave. Sipas
projektligjit të miratuar nga qeveria italiane, të gjithë ata që kishin
menduar se përmes martesave me nënshtetas italianë do të shkurtonin
kohën për të zyrtarizuar marrjen e nënshtetësisë italiane, tashmë duhet
të presin shumë më gjatë se më parë. E drejta në përfitimin e
shtetësisë së bashkëshortëve të huaj në Itali do të fitohet vetëm pas 2
vjetësh të pashkëputur martese, me qëndrim të rregullt, nga 6 muaj që
janë të mjaftueshme aktualisht , shprehet Durim Hatibi, shefi i zyrës
së emigracionit pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale.
|