|
Më 25 mars, Bashkimi Evropian feston 50-vjetorin e nënshkrimit të traktateve të Romës. 50-vjetori i BE-së na jep ne qytetarëve të Evropës mundësinë për të hedhur një vështrim prapa në një histori unike suksesi. Të gjithë së bashku mund të jemi krenarë, për atë që njerëzit kanë arritur në Evropë në 50 vitet e shkuara. Për këtë, 25 marsi është një ditë shprese për Evropën. Paqe, mirëqenie dhe stabilitet në Evropë janë arritjet kryesore të bashkimit të Evropës, të cilat u kanë sjellë njerëzve përfitime konkrete.
|