| Duke shfletuar mediat :: RE: Faleminderit, nėse ma hiqni nėnshtetėsinė |
|
|
|
|
Autori: andi Subjekti: Re: Faleminderit, nėse ma hiqni nėnshtetėsinė Postuar: Pre Jan 05, 2007 10:10 pm (GMT 1) Njė dosje mbi Trebeshinėn mbėrrin te lexuesi Vetėm pas njė kohe tė shkurtėr nė duart e lexuesit shqipfolės mbėrrin njė tjetėr libėr dedikuar njė prej figurave tė njohur tė letėrisė shipe. Kėtė herė ka qenė Nuri Dragoj i cili gjatė ditės sė djeshme ka publikuar librin e tij kushtuar Kasem Trebeshinės, cilėsuar si "Ajsbergu i letrave shqipe", nė Muzeun Historik Kombėtar. Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė mjaft njerėz tė letėrsisė shqipe si dhe kritikėve tė njohur, e ndėrkohė qė vetė shkrimtari nuk ka qenė i pranishm. Kohėt e fundit i dalė gjithnjė e mė rrallė, pėrpara mediave ai ka preferuar tė mos bėhet pjesė e kėtij privilegji. Libri kushtuar personalitetit tė tij, ėshtė titulluar Njė dosje pėr Trebeshinėn dhe prapaskenat e Lidhjes, njė botim i cili u mbėshtet nga Ministria e Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve dhe Shoqata "Dėshnica". Ky libėr u botua nga Shtėpia Botuese Naim Frashėri. Libri trajton njė studim historik shkruar nga gazetari Nuri Dragoj mbi jetėn e prozatorit, dramaturgut dhe poetit, i cili qė nė fillim tė viteve 50 tė shekullit tė kaluar kundėrshtoi metodėn e imponuar tė realizmit socialist, dėmet e sė cilės ishin brenda parashikimeve tė tij. Libri pėrmban nė vetvete njė punė disa vjeēare dhe hulumtuese tė autorit, i cili sjell pėr lexuesin shqiptar ndoshta tė parėn vepėr tė plotė mbi fenomenin Trebeshina. Ai pėrmban kujtime, dėshmi dhe dokumente tė panjohura pėr publikun deri mė sot, e deri diku shumė tronditėse, sidomos pėr sa i pėrket individėve, qė kanė pasur lidhje dhe funksione gjatė regjimit komunist nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Thellėsia filozofike e veprave tė tij dhe prekja e temave tabu, lidhen me talentin e shkrimtarit qė shkruan si i thotė shpirti pa pyetur pėr pasojat. Dhe ndonėse persekutimet e herėpashershme e bėnė tė vuajė fizikisht, vepra e Trebeshinės , ndonėse nuk u botua, shfaqi vlerėn e saj pas disa dekadash (nė vitet '90). Kritika siē cilėsohet edhe nė libėr e ka cilėsuar veprėn e Trebeshinės si njė vepėr qė qėndron mes traditės kuteliane dhe surrealizmit. Trebeshina, shkimtari rebel Kasem Trebeshina, i njohur si nje nga shkrimtaret qė preku temat tabu, ka lindur nė Berat mė 5 gusht 1926. Filloi studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, por i ndėrpreu mė 1942, kur u aktivizua gjallėrisht nė Luftėn Nacional Ēlirimtare, prej sė cilės i kanė mbetur disa plagė. Trebeshina ndėrpreu edhe studimet e larta nė Institutin e Teatrit "Ostrovski", tė Leningradit dhe iu kushtua tėrėsisht krijimtarisė letrare. Nė vitin 1961 botoi poemėn "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit tė maleve" dhe njė pėrkthim pa emėr tė Garsia Lorkės. Veprat e Trebeshinės nisėn tė botohen nė fillim tė viteve '90 fillimisht nė Prishtinė: Stina e stinėve, 1991; mekami, melodi turke, 1994; Histori e atyre qė nuk janė, 1995 dhe nė Tiranė: Legjenda e asaj qė iku, 1992; Koha tani, vendi kėtu, 1992; Qezari niset pėr nė luftė, 1993; Rruga e Golgotės, 1993; Lirika dhe satirė 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ėndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatė pjesa mė e madhe e veprės sė Kasem Trebeshinės ėshtė ende nė dorėshkrim: 18 vėllime me poezi, 42 pjesė teatrore, 21 romane e vėllime me tregime etj. Njohja e Trebeshinės si shkrimtar nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit 20-tė , lidhet me faktin e rebelimin e tij tė hapur politik, e mė pas me disidencėn letrare. Pjesėmarrės aktiv nė Luftėn Nacionalēlirimtare qė nė moshė fare tė re, ai nuk u pajtua me politikėn moniste duke e kundėrshtuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Pėr kėtė qėndrim u burgos dhe veprat i mbetėn nė dorėshkrim. Letra e tij "Promemorje" pėr Enver Hoxhėn, shkruar mė 5 tetor 1953, denoncoi vendosjen e pushtetit "njėdorėsh" nė Shqipėrinė e Pasluftės sė Dytė Botėrore dhe instalimin e metodės sė realizmit socialist, tė cilėn vetė Kasem Trebeshina e identifikon me njė ēensurė nga mė tė ēuditshmet. "Stina e stinėve", ėshtė vepra mė pėrfaqėsuese (e atyre qė janė botuar deri mė sot) e Kasem Trebeshinės, e cila ka tėrhequr vėmendjen e kritikėve dhe tė studiuesve tė letėrsisė. Nė kėtė vėllim janė pėrfshirė tri novela: "Stina e stinėve", e cila ka dhe njė titull tė dytė "Kėngė fėmijėrie", "Odin Mondvalsen" me titull tė dytė "Njė histori dashurie" dhe "Fshati mbi shtatė kodrina" apo "Kapriēo shqiptare". Ndėrsa novela e parė dhe e tretė bėjnė objekt fėmijėrinė nė njė rrėfim jashtė tabuve, qė zakonisht identifikohen me kėtė moshė, (Stina e stinėve) dhe me ngarkesa historiko-filozofike qė e tejkalojnė fėmijėrinė (Fshati mbi shtatė kodra), novela tjetėr, "Odin Mondvalsen" pėrbėn njė cilėsi tė veēantė si pėrsa i pėrket objektit tė pasqyrimit, ashtu edhe pėr nga teknikat e rrėfimit 15 Dhjetor 2006, Gazeta Albania _________________ TIRONA KAMPION Hits: 323 Commenti (0)
![]() Scrivi commento
|
| < Prec. | Pros. > |
|---|
| Home |
| Blog |
| Contattaci |
| Collegamenti web |
| Le attivitą |
| Posta |